E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti, edhe këtë javë do të na shoqërojnë ditë të ftohta

Temperaturat e ulëta nën zero të kësaj jave do të jenë të pranishme në territorin e vendit edhe në javën që do të vijë. Meteorologët parashikojnë një mot të kthjellët, por të ftohtë, kryesisht në mëngjeset e ditëve në vijim, ku termometri do të shënojë vlera nën zero grade celsius. Pra, muaji janar sipas meteorologëve pritet të mbyllet me ditë të kthjellëta, por të ftohta. Dita e djeshme ka shënuar temperatura minimale në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Mund të themi që dhe e diela pritet të jetë në këto vlera. Për sa i përket javës në vazhdim pritet që të nisë deri në tri ditët e para të saj kryesisht me dominim kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, por që temperaturat do të rinisin të rriten. Kjo rritje në fakt do të jetë jo shumë e ndjeshme, 1 deri në 2 gradë, thonë meteorologët. Për sa u përket reshjeve, ato do të jenë në formën e dëborës në javën që vjen, por meteorologët thonë se ato nuk do të jenë problematike për bllokimin e rrugëve. Në pjesën e dytë të javës pritet të ketë reshje dëbore po që do të jenë me intensitete shumë të dobëta dhe do të jenë të përqendruara vetëm në zonat malore, vijojnë më tej ata. Sipas meteorologëve, në ditët e ftohta të fundit të janarit, era nuk do të jetë problematike, duke bërë që detet të jenë të qetë e qarkullimi detar të mos ketë probleme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›