Moti i keq, Arvizu-Totozani: Të mbështesim masat e qeverisë
TIRANE - Ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu zhvilloi një takim me Avokatin e Popullit, Igli Totozani, ku ndër të tjera biseduan edhe për situatën e vështirë në disa zona të vendit, si pasojë e motit të keq.
Në një prononcim për mediat pas takimit, Ambasadori Arivzu shprehu shqetësim për situatën e krijuar dhe bëri apel për të kontribuar në masat që po ndërmerren.
“Dëshiroj të theksoj shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për personat të cilët janë të bllokuar në verilindje, juglindje dhe në veri të vendit. Jemi të shqetësuar për situatën e tyre dhe mirëqenien e tyre dhe shpresoj që të gjithë në këtë vend t’i bashkëngjitemi qeverisë qendrore dhe asaj vendore, për tu ardhur në ndihmë këtyre personave.”- deklaroi ambasadori amerikan.
Nga ana e tij, Avokati i Popullit theksoi rëndësinë që në këto kushte të vështira të sigurohet jeta e banorëve dhe të mos ketë jetë të humbura.
(er.nu/BalkanWeb)