E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Butrintit, ekstradohet nga Greqia trafikanti

VLORE - Ekstradohet nga Greqia 27-vjeçari Brahim Madhi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej vitit 2008.

Policia e Vlorës bëri të ditur se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë e mundur kapja dhe më pas ekstradimi i tij nga shteti fqinj, ku fshihej prej disa vitesh.

Mësohet se Brahim Bajram Madhi, banues në fshatin Luar të Rrethit Fier është shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Vlorës në 23.10.2008, pasi dyshohet se më datë 19 tetor 2008 në liqenin e Butrintit ka ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme 22 persona, ku 5 prej tyre humbën jetën.

Ndaj tij Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” si autor i dyshuar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›