E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atë që nuk e benë të huajt e bënë barbarët tanë

(Quod
non feccerunt Barbari feccerunt Barbarini) 

Refleksione rreth librit të Dr. Pjetër Pepës:
DOSJA E DIKTATURËS (The Criminal File Of Albanias Comunist Dictator),
Ribotim i plotësuar me dokumente të reja, Tiranë, 2009

Nga Nju
Jorku, Klajd Kapinova*

Nju Jork 2 Shkurt NOA

Kur një shkrimtar e qortuan, se kishte marrë
një skenë nga tragjedia e dikujt, ai u përgjigj: Ishte një vajzë, që e largova
nga shoqëria e keqe, për ta dërguar tek një më e mirë. Mora dhe unë dëshmi e
fakte, deklarata e këshilla, mendime e thënie proverbiale, nga dijetarë e
profetë, filozofë e martirë e si lule të bukura i grumbullova dhe i thura në
kete kurore, që si këngë e mjelmës, vepër e parë dhe e fundit, ia kushtova
dhëmbjes shqiptare.

Dr. Pjetër Pepa

Ish Ambasador i Shqipërisë së Selinë e Shenjtë
në Vatikan

Me këtë hyrje, autori në vitin 1995, plot 15
vjet më parë, boton librin: Dosja e Diktaturës, një ndër veprat më të bukura
dhe të sukseshme për lexuesit shqiptarë në vendlindje dhe diasporë. Në mënyrë
sintetike dhe dokumente origjinale arkivore, studiuesi i palodhur dhe skrupoloz
Dr. Pjetër Pepa, na jep me fakte tronditëse historinë e martirizimit të bijve
më të mirë të të popullit shqiptar dhe përmes dosjeve të pafund të fakteve
autentike peshën e madhe të pasqyrimit të diktaturës së egër komuniste në
Shqipëri, prej viteve 1944-1990.

Për këtë vepër, ambasadori italian në Shqipëri
i asaj periudhe, diplomati Paolo Foresti, do të shkruante:

Ky libër, është një deshmi e mrekullueshme
mbi një nga çastet më tragjike të jetuara nga Shqipëria gjatë diktaturës
enveriste. Për të gjithë ata, që pyesin si nuk u revoltuan shqiptarët ndaj një
rregjimi kaq përvers, shifrat e këtij gjenocidi të dokumentuar në faqet e këtij
libri mbetën përgjigja më bindëse..

Ndërsa Kardinal i Parë në trojet etnike
shqiptare, Imzot Mikel Koliqit (1902-1997), do të shkruante:

Të lumtë! Një meritim i madh për të mbetë në
histori. Populli, që vjen mbas nesh, ka për të pa me dokumenta çka asht ba në
vendin tonë. Në veçanti Mons. Gjini, ka kenë një figurë e shqueme. Ngjarjet i
kam ndjeke nga burgu dhe me pikëllim thojsha: A do të vinte ajo ditë, që të
dalë pafajësia e atyne njerëzve fatkeq!?. Tash po vdes kondend, se e pashë me
sytë e mi, që ti e bane këtë me librin tënd.

Në kohë mllefesh dhe inatesh- do të
shkruante, po për këtë vepër Mandela i shqiptarëve, Kryetari i Kuvendit
Popullor, shkrimtari Pjetër Arbnori, është fisnikëri të zbulosh të vërtetën,
për martirët dhe viktimat e rena nën kosën e diktaturës. Studiesi pasionant Dr.
Pjetër Pepa, me punën e tij shkencore dhe voluminoze, ka bërë një punim serioz,
që duhet marrë si shembull nga historianët, që punojnë të ndriçuar nga faktet
dhe liria.

Ky libër, që u prit aq mirë nga lexuesi,
pothuajse u zhduk (ble) menjëherë nga vitrinat e librarive edhe pse qe nga viti
i botimit, 1995, ai do të botohej i përkthyer italisht me titullin: Paggine
sulla dittatura -Terlizzi 1998, dhe në anglisht, me titullin: The Criminal
File Of Albanias Comunist Dictator në vitin 2003.

Duke e mbyllur librin me ngjarjet tronditëse
të 2 Prillit 1991, në qytetin e tij të lindjes (Shkodër), në paragrafin e tij
të fundit autori, do të shkruante:

Eshte ky post - scriptumi, i birit tënd, që
nesër për të vërtetën, që rrëfeu mund të përfundojë në një tufë lulesh .

Por jo. Ishte premtuar që të ndodhte ndryshe.
Hulumtuesi Dr. Pjeter Pepa, mbasi kalonte disa vite në politikën shqiptare
(deputet i Kuvendit Popullor), pak kohë në diplomacinë shqiptare (ambasador
pranë Selisë së Shenjtë), e më pas në profesion të lirë e pedagogjik, nuk do të
ndahej nga shkrimet në organet e ndryshme të shtypit dhe internet dhe botimet,
qofshin ato kulturore, politike apo shkencore.

Një tjetër vepër madhore kuptimplote dhe shumë
e mirë është: Tragjedia dhe Lavdia e Kishës Katolike në Shqiperi (2007), ku
mbas dhjetë vitësh hulumtime e kërkime në arkivat e të gjitha niveleve brënda e
jashtë vendit, në dy vëllime, me rreth 1500 faqe, paraqet denjësisht gjithe atë
gjenocid, që pësoi Kleri e Kisha katolike në Shqipëri, gjatë 50 viteve të
diktaturës ateiste komuniste.

Ndërsa Dosja e Diktatures, iu dorezua Papa
Gjon Palit II, me rastin e dorëzimit të Letrave Kredenciale dhe Nene Terezës,
me rastin e ngjarjeve tragjike të vitit 1997 në Shqiperi, ky dy-vellimesh i
vyer, që tashmë i kushtohet pikërisht këtyre dy figurave madhore, për Vatikanin
e Botën, të Lumturve Papa Gjon Pali II dhe Nënës Tereze, i dorëzohet në vitin
2009 Papa Benediktit XVI, në Shjeshin e Shën Pjetrit.

Ja tashti, në fundvitin 2009, studiuesi i
palodhur Dr. Pjetër Pepa, rishfaqet mbas 15 vjetesh, me ribotimin e veprës:
Dosja e Diktaturës, e plotesuar dhe përmirësuar në cilësi dhe përmbajtje,
duke shtuar në vepër edhe pjesën e dytë, në paraqitjen e së cilës shkruan:

Plot 15 vjet më parë, fillova të qemtoj ndër
arkiva dhe të mbledh materiale historike, për tubime përkujtimore, që çuan
shpejt në një libër, që me sugjerimin miqësor të një poeti (Visar Zhitit), mori
titullin: Dosja e Diktatures, që u pëlqye dhe më përgëzuan gjithandej.

E thashë, që në fillim, se ajo që permblodha
nuk ishte veçse maja e një ajzbergu të asaj diktature. Mblodha me vonë dhe
botova tjera materiale dhe pas 15 vjetesh, tashti qe po behet ribotimi i
Dosjes, mendova të fus edhe diçka, që u mblodh e u shkrua gjatë kësaj
periudhe 15 vjeçare. Pra, të bëhet një dalje përtej asaj periudhe 15 vjeçare,
te behet një kalim i shpejtë nëpër tjera raste të dhimbshme e tragjike, që
pesuan fatkeqet e pafajshem gjate asaj diktature te zeze. Rastet qe shtohen
tashme në pjesën e dyte, i përkasin shtrirjes kohore disa vjeçare dhe kanë
kryesisht figura të shquara klerikësh e intelektualësh.

Shpresojmë, që kjo ti ketë shtuar diçka me
vlerë Dosjes së Diktaturës, që u prit kaq mirë nga lexuesi i parë. Urojmë të
ja kem arritur qëllimit.

Pas kësaj hyrjeje të pjesës së dytë, futemi
sërish në qeli e burgje, për të vuajtur më të pafajshmit, që torturohen e vriten
barbarisht jo nga të huajt, por nga vetë shqiptarët, duke aplikuar mjerisht atë
thënien lapidare: Quod non feccerunt Barbari feccerunt Barbarini.. (Atë që
nuk e benë të huajt e bënë barbarët tanë) dhe, sërish edhe në këtë pjesë,
lexuesi tronditet kur në copëza të shkurta e konçize lexon e jeton çaste të dhimbshme,
për të gjithë ata, posaçërisht klerikë, që vuajtën, u torturuan e vdiqën nën
egërsinë e një diktature të paprecedent.

Cilët janë disa nga temat e librit?

Lexuesi, menjëherë do të përballet me tituj
tronditës si: Kleriku që e hëngrën qentë e ShPalit, Mirditë - Dom Mark
Gjani, Visaret e Kombit të përgjakur nga diktatura - At Bernardin
Palaj, Bab e Bir të denjë për njeri - tjetrin - Hafiz Ali Kraja (Tari) e
Mehdi Kraja, Si e pushkatuan në Permet meshtarin e ri - Dom Dede Maçaj,
Si u vra i katerti i universit Gazullian - Dom Nikoll Gazulli, Ikja nga
Ferri i pushkatimeve - Imz. Zef Shestani, Imz. Frano Karma, Imz. Zef Oroshi
etj. Sërisht vijojnë momentet e ankthit, tek lexon si: Vdiq apo e helmuan
oratorin e sapo shuguruar - D. Matish Lisna, Kardinali fatkeq shqiptar - Dom
Kolec Prendushi, Martirët e Revolucionit famkeq kulturor - Dom Zef Bici,
Dom Mark Dushi, Dom Shtjefën Kurti.

Nga altari tek morgu i studentëve të
mjekësisë - fati tragjik i një kleriku - Dom Mikel Beltoja.

Meshtari që dihej si i vdekur At Anton
Luli

Recquiem për autorin e këngës Kacurrelat e
tu - seminaristin Gac Çuni.

Si u mbyt në tortura Dom Engjell Deda?

Si u pushkatua Imzoti më i ri i botës - Imzot
Gjergj Volaj.

Si u pushkatuan misionarët gjerman - Dom
Alfons Tracki e Dom Zef Marksen.

Odiseja e klerikut patriot nga Mirdita - Dom
Nikoll Kimza.

Funerali që solli shumë viktima - Imz. Gasper
Thaëi.

Kleriku i parë martir nga Korça - At Papa
Pandi.

Meshtari që u detyrua të ndërpresë rrugën meshtarake
- At Petraq Isaku.

Si vdiq në tortura i pari ipeshkëv katolik -
Imzot Frano Gjuraj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›