E Diel, 1 Nëntor 2026

Video Meta-Prifti eksperti italian verteton manipulimin

Në një intervistë dhënë për emisionin “Opinion” në Tv Klan eksperti i mirënjohur italian profesor, Antonio Federico bëri një panoramë të gjatë të punës së tij për të analizuar videon “Meta – Prifti”. Federico tha se video e transmetuar “Meta – Prifti” nuk është origjinale. “Është një montazh i çuditshëm, sepse ka mbivendosje, zgjatje, etj” – tha eksperti. Sipas tij, ajo është montuar në të paktën 15 deri 20 herë. Eksperti që ka marrë pjesë në shumë çështje në vendin e tij tha se zëri është i padëgjueshëm tek videoja “Meta-Prifti” që i është vënë në dispozicion. “Videoja origjinale është fshirë qëllimisht nga memoria e orës nga profesionistë, zëri i videos është i manipuluar në mënyrë të imtësishme. Edhe titrat janë manipuluar tek videoja në fjalë” tha eksperti italian. Në emision ishte i ftuar edhe Spartak Braho avokati i zotit Meta gjatë procesit në Gjykatën e Lartë. Braho i kërkoi Prokurores së Përgjithshmë, Ina Rama të kërkojë falje në publik pas dështimit të akuzës së saj në Gjykatën e Lartë. Braho tha se Gjykata vertetoi se nuk ka prova të besueshme që të fajësojnë zotin Meta. Braho konfirmoi edhe një herë se disponon të tjera filmime të kryera nga Dritan Prifti dhe se do ti publikojë ato në kohën e duhur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›