Gërdeci, Mediu në Gjykatën e Lartë padi nga 1 i plagosur
TIRANE-Ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu do t’i duhet sërish të mbërrijë në Gjykatën e Lartë, për t’u përballur me një tjetër të mbijetuar nga tragjedia e rëndë e 15 marsit 2008 në Gërdec ku humben jeten 26 persona.
Nje prej te plagosurve qe i mbijetoi tragjedise, Zyber Lela akuzon ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, si dhe të pandehurit e tjerë të dosjes “Gërdeci” për veprën penale të “plagosjes së rëndë nga pakujdesia”. Më 17 shkurt 2011, i mbijetuari vendosi t’i drejtohet gjykatës së Tiranës me një kërkesë në cilësinë e të dëmtuarit akuzues.
Lela kërkon nga Ministria e Mbrojtjes dhe shoqëria “Albademil” e Mihal Delijorgjit, ta shpërblenin për dëmin material, shëndetësor dhe dëmin moral të shkaktuar nga shpërthimi tragjik.
Gjykatësi Sokol Tona vendosi të shpallë moskompetencën për shqyrtimin e çështjes penale, për shkak se një nga të akuzuarit nga Zyber Lela ishte dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili aktualisht mban detyrën e ministrit të Mjedisit. Duke qenë se Mediu gëzon imunitet (është deputet i Kuvendit dhe anëtar i kabinetit qeveritar), në bazë të ligjit, vetëm Gjykata e Lartë është kompetente për të shqyrtuar akuzat penale ndaj tij. Për këtë arsye, gjykatësi Tona ka vendosur t’ia dërgojë aktet për kompetencë gjykatës supreme.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)