Moti i keq gjunjëzon jugun e Italisë
Italia është gjunjëzuar nga moti i keq, i cili ka shënuar një bilanc prej tre viktimash deri më tani.
Bilanci paraprak i motit të keq në Sicili është një fëmijë i vdekur, ndërsa janë vërejtur edhe dy kufoma të tjera, atë e bir.
Viktimat u shënuan pas rrëshqitjes së dheut në zonën e Saponaras, një fshat pranë Mesinës, kur një kreshtë shkëmbore pasditen e vonë të së martës u shkëput duke gllabëruar me vete disa shtëpi në Scarcelli.
Bruno Manfre, drejtuesi i Mbrojtjes Civile në Messina, bëri me dije se njëra prej viktimave është Luca Vinci, një djalë dhjetëvjeçar, ndërsa rezultojnë të vdekur edhe Luigi Valla, 55 vjeç dhe djali i tij Giuseppe Valla 25 vjeç, kufomat e të cilëve u panë, por ende nuk janë transportuar në morgun e qytetit.