E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq në Algjeri, nëntë të vdekur dhe pesë të plagosur

Moti i keq që ka prekur javën e fundit Algjerinë, ka shkaktuar 9 të vdekur dhe qindra të tjerë të evakuar.  Sipas një bilanci zyrtar, një grua dhe dy fëmijët e saj 2 dhe 8 vjeç u përfshinë nga ujrat e rrëmbyeshëm të një rryme në zonën lindore të Guelmas.
 

Ndërkohë 6 persona të tjerë kanë vdekur për shkak të aksidenteve rrugore si pasojë e motit të keq në akse të ndryshme rrugore.
Gjithashtu të paktën pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shembjes së shtëpisë së tyre.

Kushtet e keqija atmosferike kanë prekur më shumë zonën lindore të Algjerisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›