Protesta të punëtorëve në Turqi
Policia e Turqisë ka përdorur uje dhe gaz lotsjellës për t`i shpërndarë punëtorët, të cilët ishin drejtuar të protestojnë para ndërtesës së parlamentit.
Mijëra demonstrantë protestuan kundër propozim ligjit të ri mbi marrëdhëniet e punës.
Sipas propozimit, punëdhënësit mund t`i transferojnë punëtorët kundër vullnetit të tyre, punëtorët marrin përsipër përgjegjësinë për sigurimin shëndetësor, ndërsa punëdhënësit mund të punësojnë bashkëpunëtorë të rinj katër muaj pa pagesë.