Algjeria do të heqë gjendjen e jashtëzakonshme nga 1992

Agjencia shtetërore e lajmeve e Algjerisë citoi presidentin e vendit të ketë thënë se në një "të ardhme shumë të afërt" do të hiqet gjendja e jashtezakonshme, e cila është në fuqi prej vitit 1992.
AP transmeton se presidenti Abdelaziz Butefika i ka kërkuar sot qeverisë që të gjejë mënyrë alternative për të luftuar ekstremizimin.
Gjendja e jashtezakonshme u shpall pasi Algjeria u përfshi nga spiralja e dhunës mes islamistëve dhe forcave qeveritare, në një luftë të gjatë që la rreth 200 mijë të vdekur.