E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki-Moon: Kriza, pasoja negative për paqen

Sekretari i përgjithshëm i OKB, Ban Ki- moon ka thënë se kriza në Egjipt mund të sjellë pasoja negative për paqen në Lindjen e Mesme. Komentet e tij për situatën në Egjipt janë bërë për BBC-në.

Ban Ki- moon ditën e shtunë do të marrë pjesë në një mbledhje për Lindjen e mesme që do të zhvillohet në Monaklo të Bavarisë.

Ndërkohë emisari personal i presidentit të SHBA-ve, Frank Wisner, dje në mbrëmje është larguar nga Kairo, pas dy takimeve që zhvilloi me presidentin Hosni Mubarak dhe zëvëndësin e tij, Omar Suleiman.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›