E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq në Berat, 20 banesa rrezikohen për shkak të shembjes së murit mbajtës

Familjarët kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë
Një mur mbajtës në lagjen 3 Shtatori e cila ndahet nga lagjja muzeale Mangalem ka disa muaj që ka shkarë dhe është shembur për shkak të shirave të shumtë. Ky mur me lartësi tre metra dhe gjerësi 8 metra shërben si mur mbajtës i një rruge që kalonte afër saj dhe banesave që janë të ndërtuara në reliev kodrinor. Pas shembjes së murit kanë qenë 20 familje që kanë pësuar dëmtim të tubacionit të ujërave të zeza, të cilët ata i kishin riparuar me të ardhurat e tyre. Pas kësaj, banorët kanë pritur nga Bashkia e Beratit të merrte masa për ndërtimin e murit mbajtës, i cili ka sjellë dhe dëme të tjera për shkak të shkarjes së dherave që mbaheshin nga ky mur. Po si pasojë e shirave tashmë mosndërtimi i këtij muri rrezikon dhe shembjen e disa banesave në lagjen 13 Shtatori. Banorët kërkojnë sa më parë ndërtimin e këtij muri mbajtës, i cili duhet të futet në rastet e emergjencës dhe që sipas banorëve duhet të ishte ndërtuar nga bashkia, e cila ka qenë tepër indiferente ndaj problemit duke u justifikuar për mungesë fondesh. Banori i kësaj lagjeje Rushit Delibashi i cili ka dhe banesën sipër murit pohon se ndihet i rrezikuar për shkak se muri është i vjetër dhe ka shërbyer gjatë gjithë viteve që jeton në këtë lagje si mur mbajtës për mosshkarje të pjesës sipër ku janë ndërtuar banesat. Ndërsa sipas tij duhet të merren menjëherë masa nga bashkia për ndërtimin e këtij muri që ka dëmtuar dhe rrugën ku kalojnë 20 familje të lagjes 13 Shtatori të cilat tashmë ndihen të izoluara. Banorët që kalojnë në këtë rrugicë me kalldrëm për të shkurtuar distancën për të zbritur në qytet tashmë kalojnë në një hapësirë në këtë rrugë 25 cm duke u rrezikuar nga incidentet që mund të vijnë sidomos gjatë ditëve me shi. Banorja Leonora Cingo tregon se një e moshuar e lagjes kishte shkuar për të marrë ilaçe në farmaci dhe ka rënë teksa ka kaluar në rrugicën e ngushtë duke u rrezikuar seriozisht shëndeti i saj. Kanë qenë banorë të tjerë të lagjes të cilët kanë nxjerrë të moshuarën nga pirgu i gurëve të mëdhenj duke e nisur në spital me barela. Pas kësaj ngjarje shumë qytetarë përdorin një rrugë tjetër atë që të çon në lagjen Kala të qytetit për të zbritur në qytet e cila ka distancën dyfish më të gjatë të rrugicës që ata përdornin më parë për të kaluar. Gjithashtu kjo rrugicë që ka një gjerësi 25 cm shërben dhe për shumë turistë të cilët në këtë sezon turistik pasi vizitojnë muzeun Etnografik në lagjen 13 Shtatori vazhdojnë udhëtimin e tyre në rrugicat e lagjes për të vizituar më pas lagjen Kala të qytetit të Beratit, bën të ditur banori I kësaj lagje Pajtim Kora. Por shumë prej tyre pasi shohin këtë rrugicë të rënë bashkë me murin mbajtës kalojnë duke u mbajtur me duar anës murit që rrezikon të shembet, gjë e cila rrezikon që dhe turistët të bëhen pjesë e incidenteve që mund të ndodhin në këtë vend ku indiferenca e bashkisë bën që gjendja të vij duke u rënduar për qytetarët dhe turistët që vijnë të vizitojnë qytetin e Beratit. Banorët e lagjes bëjnë të ditur se pas ankesave në Bashki kanë përgatitur një peticion që do tja nisin Bashkisë ku kërkojnë menjëherë marrjen e masave nga ana e saj për riparimin e murit mbajtës i cili ka shërbyer dhe për mbajtjen e rrugicës ku kalojnë 20 familje të kësaj zone.
Last Updated on Friday, 03 July 2009 00:18

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›