HEC-et funksionojnë në bazë rregullores, askush s’mund të japë urdhra për portat

KESH hedh poshtë deklaratat spekulative se, drejtues të politikës kanë ndërhyrë në menaxhimin e situatës hidrikeAkuzat e Partisë Socialiste se drejtues politik dhe qeveritarë kanë ndërhyrë në menaxhimin e situatës hidrike, janë hedhur poshtë dje nga Koorporata Elektro-energjetike shqiptare. Drejtori i prodhimit në KESH Robert Nika ka sqaruar se asnjë person politik qoftë ky kryeministri i vendit nuk ka dhënë urdhra për afatin se kur duhet të hapen portat e shkarkimit nga HEC-et në vend. Sipas tij çdo veprim është bërë në zbatim të rregullores, e cila është miratuar që në vitin 1988 dhe që zbatohet edhe sot.Këto akuza në vazhdën e keqpërdorimit të fatkeqësisë natyrore kanë ardhur duke u përshkallëzuar dhe PS kurrsesi nuk ka pranuar të vihet në ballë të analizës dhe rezultateve të ekspertëve të fushës, por ka ecur në “kokë të vet”, sipas urdhrave famëkeqe të Edvin Ramës. Reagimi zyrtar i KESH deklaron qartë se HEC-et funksionojnë në bazë të një rregulloreje dhe se kjo është një mënyrë standarde e mënjanimit të rreziqeve. Ndërkaq, Ministria e Energjetikës ka bërë publike shumën prej 35 milionë lekësh që institucionet që varen prej saj kanë kontribuar për banoret e prekur nga përmbytjet. Prej ditësh me radhë Partia Socialiste ka pretenduar se disponon dokumentacione të plota ku konstatohen “shkelje” të rregullores së digave dhe madje zëra për ndërhyrje të politikës në menaxhimin hidrik të HEC-eve. ...