Të dekompozuarit e PS, vazhdojnë të luten për morte dhe për fatkeqësi kombëtare

Saikeqi “non stop” në shërbim të falangave çmendurake të EdvinitPartia Socialiste riaktivizoi dje mbetjet e hienave të së keqes, për të sulmuar masat e marra nga qeveria, në kuadër të minimizimit të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në veri të vendit. Selia rozë, e kapluar masivisht nga një grup i rrezikshëm klanor, brezi i dytë i nomeklaturës komuniste, i është nënshtruar një metamorfoze të paparashikueshme teksa ka devijuar jashtë çdo skaji të një partie me një profil të qartë politik dhe ideologjik. Partia Socialiste e konvertuar prej vitesh në një ngrehinë “endacakësh” të rëndomtë që vuajnë një skarcitet të theksuar ideor, ka adaptuar si bazë të programit të saj politik, në kushtet e një krize intelektuale, vallet e vdekjes, duke luajtur me fatkeqësitë natyrore të vendit dhe njëherazi duke u lutur për sa më shumë morte dhe zije kombëtare. Grahmën e radhës të përbaltjes së dinjitetit të shqiptarëve, e kreu dje Saikeq Tahiri deputeti i pa mandatuar i Partisë Socialiste. Saikeqi u angazhua që në orët e para të mëngjesit për të siluruar flet-rrufenë e radhës kundër qeverisë, duke përdorur si argument bazë për këtë, përmbytjet e ditëve të fundit në zonën e Nënshkodrës dhe Lezhës. Në mungesë të thellë të çdo sensi përgjegjshmërie dhe morali, Edvini urdhëron Saikeqin të hedhë “shashkën” e radhës në drejtim të qeverisë dhe masave të marra për tejkalimin e situatës së rënduar në veri të vendit. Sigurisht menaxhimi i shkëlqyer dhe përqendrimi i forcave dhe potencialeve shtetërore në zonat e rrezikuara, nxorën “bllof” falangat e çmendura majtiste që u ngazëllyen nga mëngjesi deri në darkë, për kosto të jetëve njerëzore, në mënyrë që plani i tyre fatzi rrugëve të Shqipërisë, për të rrëzuar qeverinë, të kishte një paragraf më shumë, por që në të vërtetë vë në pikëpyetje dinjitetin e shtrenjtë të shqiptarëve, me fatin e të cilëve luan një i ‘krisur’ mendor, i cili pas çdo fatkeqësie hedh vallen e vdekjes. Mbi vallen e vdekjes, Edvin Rama, duket se ka ndërtuar karrierën e tij të dogmave politike, të papërgjegjshmërisë në rritje dhe që në këtë mënyrë po konfirmohet gjithmonë e më tepër si skizofrenik, porsa kohë uron dhe mallkon për fatkeqësi, për morte njerëzore. Një veprim të tillë mund ta bëjë vetëm një kufomë politike e dekompozuar në pikën limite, që nuk pyet për ndjenja njerëzore, siç është Edvin Rama dhe grupi malavitoz i pinjollëve të bllokut, bashkë me adashët e tij shpirtërorë, me të cilët ndan momentet më të rëndësishme intime... Leonard Quku...