E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq në Itali, 5 të vdekur e 8 të zhdukur

Pesë të vdekur dhe 8 të zhdukur është bilanci i përkohshëm i motit të keq që ka përfshirë zonat e Ligurias dhe Toskanës në Itali. Provinca më e prekur rezulton ajo e La Spezia-s në Liguria, në të cilën deri tani janë verifikuar 4 viktima.

Dëmet e shkaktuara nga moti i keq mbeten të pallogaritshme, ndërsa të bllokuara mbeten disa autostrada dhe  hekurudha.

Në zonën e Levantes, në Liguria, dita e djeshme u mbyll me mbi 500 milimetër shi, të cilat në pak orë kanë kanë nxjerrë nga shtrati lumenjtë, duke e kthyer zonën në një liqen uji dhe balte.

Reshjet kanë shkaktuar lumenj balte dhe rrëshqitje dherash, të cilat kanë marrë me vete ura e rrugë automobilistike, ndërsa me kalimin e orëve rritet ankthi për fatin e të humburve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›