E Diel, 1 Nëntor 2026

Breivik: Kam pasur një udhëheqës serb

BELGJIKË- Anders Behring Breivik, atentatori i sulmeve të 22 korrikut të vitit të kaluar në Norvegji, ku humbën jetën 77 persona dyshohet të jetë frymëzuar nga Milorad Ulemek, i njohur ndryshe si Legija, ish komandant i njësisë famëkeqe serbe ‘Beretat e Kuqe’.

Në seancën e dëgjimore, Breivik ka konfirmuar se në kryeqytetin liberian është takuar me “heroin serb të luftërave, i cili ka vrarë shumë myslimanë”.

Gjatë marrjes në pyetje ai ka thëne madje se organizata “Kalorësit Templar” së cilës i përket u themelua në vitin 2002 për shkak të bombardimeve të NATO-s në Serbi.

Breivik, siç duket këtë luftëtarë anti-mysliman ka dashur ta rekrutoj për luftën e tij kundër të gjithë myslimanëve të Evropës.

Breivik, 32 vjeç, ka pranuar fajësinë për sulmin në ndërtesën e Qeverisë norvegjeze, ku humbën jetën tetë persona, si dhe për të shtënat në ishullin Utoja, të cilat vranë 69 të rinj, korrikun e vitit të kaluar.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›