USAID: Konstatojmë rekorde në vendosjen e sistemeve elektronike

Tiranë, 2 Shkurt NOA - Shqipëria ka arritur
rekorde në vendosjen e sistemeve elektronike, si dhe në shkallën me të cilën ka
penetruar sistemi i teknologjisë së Informacionit në administratën publike, por
edhe në arsim.
Këtë evidentim ka bërë drejtori i ri i USAID
në Tiranë, Joseph C. Williams, i cili u prit nga Kryeministri Sali Berisha në
një me rastin e emërimit në këtë detyrë. Williams, ishte i shoqëruar nga znj.
Deborah Jones, zëvendësambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në
Tiranë.
Kryeministri shprehu mirënjohjen për
kontributin e madh të USAID në Shqipëri dhe mbështetjen e dhënë në disa sektorë
thelbësorë për Shqipërinë dhe shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdojë
dhe konsolidohet më tej edhe me z. Williams.
"USAID ka mbështetur reformat e Shqipërisë
në ngritjen e një sistemi të Qeverisjes elektronike si Taksave elektronike,
prokurimeve, regjistrimit të bizneseve, një reformë kjo shumë efikase në
rritjen e transparencës dhe luftën ndaj Korrupsionit.
Duke i përmendur këto, kryeministri Berisha. u
ndal dhe në mbështetjen që USAID ka dhënë për forcimin e kapaciteteve në
qeverisjen lokale.
Lidhur me bashkëpunimin e ardhshëm,
Kryeministri theksoi se në fokusin e qeverisë mbetet Lufta ndaj Korrupsionit në
funksion të së cilës është ndërmarrë edhe Reforma e Moshës Digitale dhe për
këtë kërkoi mbështetjen e USAID si edhe në rritjen e partneritetit Publik
Privat. Gjithashtu Kryeministri theksoi se prioritet madhor mbetet reforma në
Shëndetësi, e cila do ta zbatohet me vendosmëri pavarësisht kostos që do të
ketë kjo reformë.
e.n/NOA