E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq, probleme në disa qytete të vendit

Përmbytet qyteti i Fierit. Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjithë natën, kanë fryrë lumin Gjanica i cili ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur qendrën e qytetit, banesa,lokale dhe rrugë. Edhe në Gjirokastër reshjet e shiut kanë sjellë probleme. Pas një stuhi, një pjesë e qytetit ka mbretur pa energji, ndërsa lumi Drino ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa hektarë tokë bujqësore.
Ndërkohë në zonat verlindore vazhdon të paraqitet e njëjta situatë nga dëbora, që ka vazhduar të bjerë edhe gjatë natës. Në Dibër, komunat Lurë, Kalaja e Dodës janë ende të bllokuara, ndërsa në Bulqizë të bllokuara vazhdojnë të jenë komunat Ostren, Trebisht, Selishte, Zerqan, Krastë. Sipas korrespondetëve tanë, rrugët macionale në këto zona nuk janë të bllokuara, por kalimi bëhet me vështirësi me zinxhirë. Në qafën e Malit në Pukë, rruga ka qenë e bllokuar për disa orë, por qarkullimi ka vijuar sërish. Ndërkohë komuna e Iballës vijon të jetë e izoluarm ndërsa ka problem qarkullimi në aksin Tamarë-Vermosh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›