E Hënë, 2 Nëntor 2026

Serbia paraqet të martën kërkesën për anëtarësim në BE

BEOGRAD - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç do të paraqesë të martën, më 22 dhjetor, në Stokholm, kërkesën zyrtare për pranimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian, njoftoi ministri suedez i Punëve të Jashtme, Carl Bildt. Presidenti Tadiç dhe kryeministri Mirko Cvetkovic, në emër të qeverisë, nënshkruan dje një kërkesë dhe memorandum për parashtrimin e kandidaturës për anëtarësim të plotë të Serbisë në BE. Paraprakisht, ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së kanë miratuar afrimin e Serbisë drejt BE-së. Vendimtar ishte qëndrimi i Gjykatës për krime lufte në Hagë. Gjykatësit kanë konfrimuar se qeveria serbe bashkëpunon me këtë gjykatë. Tashme do të bëhen tre, vende e Ballkanit që presin te fitojne statusin e kandidatit, Mali i Zi, Shqiperia dhe Serbia. Në fakt për Serbine vihet re nje afrim mjaft pozitiv i BE-së. Serbia fitoi liberalizim vizash me BE-ne ne fazen e pare si dhe dy jave me pare iu hap rruga per anetaresim ne BE, duke u hequr gjithe pengesat qe BE kishte vene per bashkepunim te ketij vendi me Gjykaten e Hagës. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›