E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatimet: Kompanitë e kasave thyejnë rregullat

Nuk është vetëm biznesi fajtor në mosrespektimin e afatit sa i takon vendosjes së kasës fiskale. Vetë organet tatimore thonë për gaztën se "të pesta kompanitë e autorizuara nuk i kanë respektuar afatet, kontratat me subjektet, si edhe në disa rajone të vendit nuk operojnë fare". Shumë biznese ankohen se gjobën e kanë marrë kot, jo për faj të tyre sesa të vonesës së shkaktuar nga subjekti i autorizuar për vendosjen e kasës fiskale. Por edhe të licencuarit e kasave, që janë pesë të miratuar nga Ministria e Financave, pranojnë fenomenin e "minutës së fundit", ku shumë biznese kujtohen vonë për kasën fiskale. Sipas tyre, instalimi i aparatit kërkon kohën e vet teknike, të paktën 24 orë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›