E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temperaturat e ulëta, krijojnë ngrica në veri

Disa komuna në veri të vendit vazhdojnë të jenë të bllokuara si pasojë e reshjeve të dëborës të nisura disa ditë më parë. Situata më e vështirë, vijon të paraqitet në qarkun e Dibrës, ku regjistrohet edhe numri më i madh i fshatrave të bllokuar nga dëbora. Komuna të bllokuara ka në rrethin e Peshkopisë. Këtu, janë të bllokuar fshatra të komunës Lurë, Kalaja e Dodës, dhe Tomin. Probleme hasen në lëvizjen e mjeteve.
Në Bulqizë, fshatra të bllokuar ka në Komunat Ostren, Trebisht, Selishtë dhe Krastë. Edhe në ketë rreth, hasen vështirësi në lëvizjen e mjeteve në një pjesë të akseve. Kurse në rrethin e Matit, probleme po hasen ën Komunat Macukull dhe Xibër. Ndërkaq, në të gjithë qarkun temperaturat shënojnë vlera të ulta. Sipas informacioneve zyrtare, rrugët nacionale, janë të gjitha të kalueshme, por policia apelonj për kujdes në lëvizje.
Kështu, vështirësi ka në aksin Peshkopi- Qafë Buall, i cili është i kalueshëm vetëm me zinxhirë. Probleme po hasen edhe në qarkun e Kukësit.
Situata më e vështirë në këtë qark, paraqitet në zonat rurale. Të bllokuara janë komunat Arren, Zapod, Grykë çaj. Probleme hasen edhe në disa fshatra të Bushtricës dhe Shishtavecit. Situatë, më e përmirësuar paraqitet në rrethin e Tropojës. Edhe këtu rezultojnë disa fshtra të bllokuar. Problemet më të shumta hasen në komunat Lekbibaj dhe Margegaj.
Ndërkaq, pas riparimit të defektit të disa ditëve më parë, nuk janë shënuar ndërprerje enregjie dhe mungesë uji. Në të gjitha akset rrugore lëvizja e mjeteve është e detyrueshme me zinxhirë për shkak të trashësisë së dëborës e akullit. Rruga nga qyteti Bajram Currit deri në Fushë Arrëz, është e kalueshme me zinxhirë. Në qafën e Malit, ka rreth 50 centimera dëborë. Në rrethin e Mirditës, probleme ka në aksin Ura e Fanit- Thirrë, dhe Ura e Fanit - Qafë Benë, të cilët janë të kalueshëm vetëm me zinxhirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›