E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq shkakton vonesa të trageteve në Durrës e Vlorë

Moti i keq ka shkaktuar vonesa prej disa orësh në portet e vendit. Sipas kapitenerisë së portit Durrës, vonesa kanë pasur tragetet e linjave Durrës-Bari.

Era e fortë dhe stuhitë e kanë penguar nisjen trageteve drejt Barit, e parashikuar për mbrëmjen e kaluar. Ato janë nisur vetëm sot në mëngjes, ndërsa e njëjta gjë ka ndodhur edhe me tragetet që duhej të niseshin nga shteti fqinj.

Ndërsa reshjet e shiut që kanë nisur sot në mëngjes e kanë vështirësuar punën për përpunimin e anijeve tregtare në portin e Durrësit.

Deti i trazuar me forcë 6-7 ballë ka penguar edhe lundrimin e anijeve të tonazhit të vogël dhe të motopeshkatoreve.

Edhe në portin e Vlorës, reshjet e dendura të shiut kanë krijuar të njëjtën situatë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›