Rusia pa Putinin, 20 mijë veta në shesh
Të paktën 20 000 persona janë mbledhur sot në qendër të Moskës për të protestuar kundër kryeministrit Vladimir Putin dhe manipulimeve në zgjedhjet e fundit.
Lajmin e bën të dituar agjencia italiane e lajmeve, ANSA, sipas të cilës mbi 20 mijë protestues kanë sfiduar temperaturat e ulëta duke u mbledhur në një protestë paqësore, e cila ka nisur në orën 12:00 me orën lokale (ora 09:00 me orën tonë).
Protestuesit janë ndarë në katër grupe dhe kanë nisur ecjen paqësore duke mbajtur në dorë flamurin rus dhe një parullë gjigante ku shkruhej Rusia pa Putinin.
Ndërsa policia ruse ka bërë të ditur se numri i protestuesve nuk i kalonte 8 mijë. / Përgatiti: Gazmira Ndoja