E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovenia depoziton protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

 

LUBJANË - Sllovenia depozitoi dje në Uashington një dokument që ratifikon protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, thuhet në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Jashtme sllovene.
Protokolli i anëtarësimit hyn në fuqi kur të gjitha vendet anëtare të NATO-s depozitojnë dokumentin e ratifikimit në SHBA.
Parlamenti slloven ka ratifikuar protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO më 9 shkurt.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›