Heqja e TVSH-së për arsimin, debat Berisha-Bode
Kryeministri Berisha ka propozuar që të hiqet TVSH-ja për këtë kategori biznesi, por ideja është kundërshtuar nga kreu i fiancave, Bode, sipas të cilit kjo krijon pabarazi sociale. “Ne do të kërkojmë ndryshime për projektligjin për arsimin privat. Heqja e TVSH-së për arsimin privat do të jetë dhuratë për festat”, theksoi Berisha, teksa është kundërshtuar nga Bode, duke vlerësuar se nuk është koha për dhurata të tilla.