Moti i keq, vonesa në portet kryesore
Moti i keq dhe temperaturat e ulëta që kanë përfshirë gjithë territorin e vendit vijojnë të krijojnë probleme serioze. Kështu, era e fortë dhe shiu kanë krijuar vonesa në portet kryesore, ndërkaq në veri bora mban ende të bllokuara akset rurale.
Durrës
Deti i trazuar dhe me forcë 6-7 ballë ka bërë që të tri tragetet e linjës Bari-Durrës të mbërrijnë me vonesë. Ndërkaq, në kalatë janë bllokuar anijet e peshkimit, si edhe anijet e tjera të tonazhit të vogël e të mesëm në pritje të përmirësimit të kushteve detare. Edhe katër anije peshkimi të tonazhit të mesëm që kanë qenë në det për gjueti, janë detyruar të afrohen në brigjet e Gjirit të Durrësit për të shmangur të papriturat në një det me tallaze, që parashikohet të ashpërsohet. Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme edhe në përpunimin e anijeve me mall rifuxho, ndërsa ngarkesat me kontejnerë, që gjithnjë e më shumë po përdoren për transportin e mallrave, kanë vijuar normalisht. Burime nga Kapitaneria e Portit të Durrësit thanë se për ditën në vazhdim deti do të ruajë të njëjtën forcë, ndërsa era do të ndryshojë drejtim nga jugu në veriperëndim dhe ky dallgëzim do të favorizojë manovrat brenda basenit portual për ankorim të anijeve dhe trageteve, por do të vështirësojë lundrimet në det të hapur.
lorë
Burime nga Kapitaneria e Vlorës kanë bërë të ditur se dje deti ka qenë me një forcë deri në 5 ballë, ndërsa shpejtësia e erës ka arritur në 20 m/s. Kjo situatë, megjithëse nuk ka sjellë vonesa në ankorimin e trageteve të linjës Vlorë-Brindisi, ka penguar përpunimin e tyre në të njëjtën kohë. Kjo ka shkaktuar vonesa në përpunimin e pasagjerëve dhe nisjen drejt Italisë. Ndërkaq, peshkarexhat nuk janë lejuar të dalin në det.
Tropojë
Reshjet e dëborës kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve, sidomos në komunën e thellë Lekëbibaj, të Tropojës.
Akset nacionale të rrugëve Kukës - Tiranë, Kukës - Krumë - Qafë-Prush, si edhe Bajram Curri - Qafë-Mali dhe Bajram Curri - Qafë-Morin kanë funksionuar pa ndërprerje. Në rrethin e Kukësit dëbora ka krijuar probleme në disa rrugë rurale, kryesisht në zonat e thella të Grykës së Çajës, në Arrën etj., ku mjetet kalojnë me vështirësi, edhe pse të pajisur me zinxhirë.