Pronarët, letër partive: Qeveria të anulojë vendimet abuzive
Pronarët i kërkojnë qeverisë që të anulojë të gjitha aktet e paligjshme që kanë përfunduar kthimin e tokës tek i zoti dhe pas përfundimit të kthimit të vazhdojë kompensimi, ndërsa vetëm pas kësaj të nisë legalizimi i pronave informale. Nëpërmjet një letre drejtuar PD-së, PS-së dhe partive të tjera parlamentare, kreu i shoqatës "Pronësi me Drejtësi", Rrapo Hajredin Danushi, duke përfituar nga Dita Ndërkombëtare e Pronës akuzon qeverinë shqiptare se ka shkelur Kartën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe i kërkon asaj që "të marrë masa urgjente për të përfunduar në një kohë shumë të shkurtër kthimin fizik, për të anuluar aktet e paligjshme që kanë penguar kthimin e pronës tek i zoti dhe pas përfundimit të procesit të kthimit të vazhdojë procesin e kompensimit dhe më pas atë të legalizimit". Kreu i shoqatës ku grumbullohen të gjithë pronarët e ligjshëm, që ende nuk u është kthyer prona e zaptuar nga regjimi komunist, akuzojnë qeverinë se jo vetëm nuk i është kthyer ajo tokë e marrë, por është thelluar kjo shkelje, duke zaptuar ish-tokat shtetërore, të cilat më parë kanë qenë në zotërim të pronarëve legjitimë. Në letrën e tij, Rrapo Hajredin Danushi, thekson se gjithçka është bërë mbrapsht, pasi nuk ka një standard të njëjtë të ndarjes së tokës.
"Në Shqipëri, në të gjitha rrethet verilindore, prona është kthyer me përpikëri trungut familjar të pronarit, ndërsa në qytetet kryesore dhe zonat turistike në periudhën e pluralizmit predominon anarkia e titujve të pronësisë, pushtimet dhe ndërtimet e kundërligjshme". "Nga kjo anarki kanë përfituar vetëm oligarkia dhe korrupsioni pushtetar", thekson kreu i shoqatës "Pronësi me Drejtësi". Edhe pse akuzon më shumë mazhorancën, Danushi i vë gishtin edhe opozitës, që nuk ka vullnet të kthejë pronën. "Të gjitha partitë, që nga mazhoranca e kryesuar nga Partia Demokratike, që zhvilloi Kongresin e saj, opozita e kryesuar nga Partia Socialiste, si dhe Partia e të Drejtave të Njeriut, duhet të kërkojnë publikisht falje për standardin e dyfishtë të zbatuar me pronat në krahina të ndryshme të vendit dhe për faktin se deri tani kanë shmangur ballafaqimin dhe debatin për zgjidhjen e drejtë të problemit të pronës", thekson në letrën e tij, Rrapo Hajredin Danushi.
Y.Pata