Shefat e policisë "privatizojnë" mjetet e shoferët
Policia e Shtetit nuk e respekton ligjin për përdorimin e makinave dhe për shoferët në dispozicion, ashtu si nuk ka respektuar deri më sot edhe disa ligje të tjera. Fakti shqetësues bie në sy në të gjithë administratën e policisë, duke filluar që nga zëvendësdrejtorët e përgjithshëm, drejtorë drejtorish, shefa sektori, e deri te shefat e komisariateve. Veç problemit që përdorin makinat që janë në shërbim për tjetër funksion, ata mbajnë edhe shoferë, të cilët janë të regjistruar në sektorë të ndryshëm, duke sjellë mangësi në kryerjen e shërbimit, apo duke abuzuar në kurriz të uniformave të tjera blu dhe duke marrë përmasat e një skandali.
Makinat e policisë
Vetëm pak kohë më parë u miratua ligji për përdorimin e makinave, ku u përcaktua qartë se cilave funksione u lihej në përdorim një mjet nga shteti. Për sa i përket tabelës ekuivalente, në radhët e policisë, makina i lihet në përdorim vetëm funksionit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Gjithë strukturave të tjera të policisë u hiqej e drejta e mjeteve personale gjatë ushtrimit të profesionit. Por, ndryshe ndodh në realitet. Pavarësisht hyrjes së ligjit, gjatë një vëzhgimi dhe sipas të dhënave të besueshme të policisë rezulton se shumica e funksionarëve të policisë, vazhdojnë të përdorin mjetet në përdorim të kësaj strukture për nevoja personale. Pavarësisht se mjetet janë të regjistruara për shërbime të ndryshme, duke filluar që nga patrulla e përgjithshme, apo për hetimin e krimit, ato nuk përdoren për këto probleme. Gjatë një vëzhgimi vihet re se ato përdoren vetëm nga drejtuesit e policisë.
Kështu, duke filluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të gjithë oficerët roje e dinë se një mjet i përket një zëvendësdrejtori të përgjithshëm, ndërsa një tjetër një funksioni tjetër, pavarësisht se me ligj nuk i takon asnjërit. Problemi nuk qëndron vetëm te këto pak funksione, por duke zbritur në nivel më të ulët po në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, mjetet përdoren personalisht edhe nga drejtorë të drejtorive të ndryshme, apo shefa sektorësh. Gjithashtu, veç Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, e njëjta odise përsëritet në drejtoritë e policisë në qarqe. Pa përjashtim, gjithë drejtorët e policisë në 12 qarqet e vendit përdorin mjete policie, pa të drejtë, që rezultojnë të regjistruara në sektorë të ndryshëm. Çudia e kësaj jashtëligjshmërie, vazhdon edhe me nëndrejtorët e qarqeve e deri te shefat e sektorëve të ndryshëm. Megjithatë, gjithë këto mjete janë të regjistruara për llogari shërbimi dhe jo për përdorim vetjak. Madje, ka nga ato raste, që një drejtor policie përdor dy mjetet më të mira të drejtorisë për nevoja personale dhe jo pune, duke tejkaluar normat deri aty sa për të dërguar edhe fëmijët e tij në shkollë, apo për të dalë me familjen për fundjavë.
Shoferët e policisë
Veç problemit të makinave, për policinë mbeten problem edhe shoferët e tyre. Pothuajse gjithë këto mjete që përdoren në mënyrë antiligjore, kanë edhe shoferë, të cilët i mbajnë drejtuesit e policisë, ndërkohë që duhet të ishin në dispozicion. Sipas të dhënave të marra, këta shoferë janë të regjistruar në sektorë të ndryshëm, sidomos në sektorët e krimeve ose të rendit. Por, në të vërtetë asnjëherë nuk janë paraqitur në shërbim. Madje, kolegët e tyre habiten kur i shohin ndonjëherë brenda ambienteve të punës, pasi nuk e dinë që janë në radhët e policisë. Pavarësisht se sektori rezulton me një numër të caktuar personash, asnjëherë ky numër nuk është i plotë, pasi një pjesë e tyre punojnë si "shoferë" për shefa policie. Në të gjithë vendin, nga të dhënat rezulton se numërohen rreth 200 raste.
Kështu, drejtuesit e policisë jo vetëm se përdorin mjetet që duhej të përdoreshin për të tjera shërbime, por marrin pas vetes edhe efektivë, që janë të regjistruar në sektorë të ndryshëm për të bërë punë të ndryshme, për t‘i mbajtur si drejtues makinash. Madje, dihet se që në fillim, kur një kursant regjistrohet për të bërë shkollën e policisë i kërkohet që të ketë lejen e drejtimit të mjetit, me qëllim që mos të punësohen shoferë në polici për të shtuar edhe shpenzimet, që aktualisht, aq sa janë nuk po përballohen nga qeveria. Edhe drejtuesit, pavarësisht se kanë leje për drejtim mjeti të gjithë, ndihen më mirë, kur kanë edhe shoferin me vete. Por, ky problem sjell një mungesë të theksuar në organikë. Me implementimin e sistemit të 40 orëve punë në javë, që aktualisht po zbatohet me disa probleme, ka dalë në pah edhe problemi i mungesave në organikë. Kështu, efektivët që përdoren si shoferë sjellin mungesa në zbatimin e planit të punës, sidomos në sektorin e rendit, ku numri i punonjësve është më i vogël se ai i vendshërbimeve që duhet të mbulojnë gjatë 24 orëve. Madje, dihet se atyre nuk u janë llogaritur as ditët e pushimit, apo të festave, ndërkohë që "shefave" u del llogaria të mbajnë nga një shofer, pavarësisht se rezultojnë të regjistruar në këta sektorë.
Ligji dhe karburanti
Gjithsesi... problemet nuk kanë të sosur! Karburanti i mjeteve të policisë mbetet një tjetër problem shqetësues që mendohet se vjen pikërisht nga këto abuzime. Nga informacionet e marra rezulton se ka ditë që patrullat e përgjithshme në Tiranë, apo shërbimet e rendit në qarqe dalin në shërbim në këmbë, pavarësisht se kanë mjetet e tyre për të lëvizur. E kjo vjen pikërisht se nuk kanë karburant. Ata shpjegojnë se shefat e komisariatit, ose drejtorët zgjedhin makinat më të mira për të lëvizur dhe asnjëherë nuk mbeten pa lëvizur. Ndërsa mjetet e patrullës nuk kanë karburant ndonjëherë dhe shërbimet e rendit duhet të kryhen në këmbë. Madje, në një nga rastet rezulton se një nga këta "shefa" ka marrë gjithë makinat, duke u marrë pjesët më të mira, për të bërë një "makinë ideale", që sërish e ka mbajtur për vete. Por, ligji deklaron të kundërtën. Sipas rregulloreve, mjetet e policisë përdoren vetëm për shërbime pune. Një drejtor, ose një shef duhet të përdorë këto mjete vetëm për lëvizje urgjente pune dhe jo për probleme personale, apo për të personalizuar totalisht ato, duke mos lënë asnjë shërbim policor që të përdorë mjetin e pikasur prej tij. Ky mekanizëm nuk dihet se kur do të "frenojë" për të lehtësuar sadopak hallet që ka mbi supe policia shqiptare.