E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi - Xhon Terri, në "grahmat e fundit"

Një lajm që ka qarkulluar në mediat britanike pretendon se Xhon Terri është fare pranë "divorcit" me Çelsin. Sipas "Sunday Mirror", mbrojtësi po mendon seriozisht të largohet nga blutë, pasi beson se lidhja e tij me klubin ka pësuar dëme të pariparueshme. Tabloidi këmbëngulte se megjithëse ndodhet në SHBA për fazën përgatitore nën urdhrat e trajnerit Karlo Ançeloti, kapiteni beson se marrëdhënia është në "grahmat e fundit". Këto zëra kanë ardhur pikërisht në momentin kur Mançester Siti mund të tentojë sulmin vendimtar për të siguruar shërbimet e lojtarit të kombëtares angleze. Pavarësisht refuzimeve të njëpasnjëshme nga drejtuesit e Çelsit, sheikët arabë në "Istlends" nuk kanë ndërmend të tërhiqen dhe vazhdojnë të besojnë se kanë shanse që Terri të luajë nën urdhrat e Mark Hjuxhs.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›