Moti, këtë javë do të jetë i paqëndrueshëm
Tanimë mund të themi me plot gojë se vera iku e jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtës. Rrobat e lehta dhe të holla të verës do të duhet t‘i zëvendësojmë me ato pak më të plota në një kohë kur temperaturat nga java në javë po ulen me disa gradë Celsius. Java që lamë pas kishte më shumë ditë me diell sesa vranësira, ndërkohë që nga e hëna në të dielën, moti do të jetë i vranët, me reshje dhe temperatura që ulen me disa gradë Celsius.
Këto ditë shtatori, të njohura si koha e vjeshtës së parë, do të jenë me mot të paqëndrueshëm, reshjet do të jenë lokale dhe në zona të caktuara do të kemi edhe rrebeshe shiu.
Sipas institutit të parashikimeve "Meteoalb", orët në vijim priten që të jenë me alternim kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit shqiptar, ndërsa zonat malore veriore-juglindore do të mbeten me vranësira dhe shira të dobët e afatshkurtër, herë pas here në formë rrebeshi.
Fundjava, përkatësisht e shtuna dhe e diela, ishin me mot të kthjellët me vranësira kalimtare në bregdet dhe zonën e ulët, por në zonat malore janë regjistruar shira të dobët e afatshkurtër. Java e re, që nga dita e hënë, do të nisë me vranësira dhe shira të dobët në territor. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit, por rritje me 1 deri në 2 gradë pritet në vlerat e mesditës.
Java pritet që të sjellë rritje të ndjeshme të temperaturave në vend. Era, edhe këtë fundjavë, nuk do të jetë shumë problematike, do të vijojë të fryjë e lehtë dhe mesatare, duke arritur shpejtësi maksimale deri 30 km/h, drejtimi i saj do të jetë kryesisht perëndimor, për pasojë deti do të gjenerojë dallgë deri në 2 ballë.