E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadiç: Hyrje në BE dhe negociata të tjera

Presidenti serb, Boris Tadiç, thotë se anëtarësimi në BE është qëllimi kryesor i politikës së shtetit dhe se Beogradi është gati të heqë të gjitha pengesat në rrugën drejt BE-së. Në promovimin e oficerëve më të rinj të ushtrisë serbe, përpara shtëpisë së Asamblesë ushtarake, Tadiç tha se Beogradi do të përfundojë bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës dhe institucionet përkatëse po punojnë që të përfundojnë punën e tyre me sukses. Presidenti përsëriti se Serbia ka përcaktuar katër shtyllat e politikës së jashtme: BE, Rusi, Shtetet e Bashkuara dhe Kina dhe se ato do të jenë bazë e marrëdhënieve ndërkombëtare në afat të gjatë. Duke folur për çështjen e Kosovës, Tadiç përsëriti se Serbia kurrë dhe në asnjë rrethanë nuk do të njohë pavarësinë e krahinës, por se qeveria njëkohësisht po kërkon zgjidhje praktike për problemet e përditshme. "Një zgjidhje me bazë kompromisi duhet të gjendet për Kosovën, përmes negociatave të reja, të cilat do të jenë të mundura pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë", tha Tadiç, i cituar nga media vendase.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›