Vizat, BE: Serbia duhet të presë
Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë dhe kryesues i radhës së Bashkimit Europian, Karl Bildt, i rekomandoi BE-së ta pranojë kërkesën e Serbisë për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtar të BE-së, por vetëm pasi të hyjë në fuqi Marrëveshja Kalimtare mes Brukselit dhe Beogradit. "Sapo Marrëveshja Kalimtare mes BE-së dhe Serbisë të hyjë në fuqi, do të jemi gati ta pranojmë kërkesën e Serbisë që ajo të marrë statusin e vendit kandidat për në BE, por derisa kjo marrëveshje nuk do të aplikohet, nuk mund të flasim për kohën kur Serbia do të mund ta paraqesë këtë kërkesë", vuri në dukje Bildt, në një intervistë dhënë këto ditë gazetës serbe "Blic". Ai konfirmoi konsideratat e specialistëve dhe të politologëve, sipas të cilëve, ende nuk ka ardhur koha që Serbia të paraqesë kërkesën për kandidaturën e saj në BE, ndërkohë që në BE nuk ka gatishmëri për ta pranuar një kërkesë të tillë. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, ka deklaruar, kohët e fundit, se Serbia do ta paraqesë kandidaturën e saj për në BE deri në fund të këtij viti.
Cili ishte reagimi juaj, pasi ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, ju informoi për "synimin e fuqishëm të Serbisë që ta paraqesë kandidaturën e saj për anëtarësim në Bashkimin Europian deri në fund të vitit"?
Duke folur në përgjithësi, ne jemi në favor të asaj që të gjithë vendet kandidate potenciale të vendosin e të paraqesin kërkesën e tyre për anëtarësim. Por, megjithatë, ne u rekomandojmë shteteve që janë kandidatë potencialë, që kërkesën përkatëse ta paraqesin, pasi të konsultohen me të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe Komisionin Europian.
A ka Suedia, si kryesuese e Bashkimit Europian, vullnet që ta ndihmojë Serbinë në rrugën e saj drejt paraqitjes së kandidaturës për në BE? Dhe si e konsideroni kundërshtimin e Holandës ndaj këtij procesi?
Suedia, si kryesuese e radhës e BE-së, mbështet përpjekjet që Bashkimi Europian të fillojë të aplikojë Marrëveshjen Kalimtare me Serbinë, që do të hapte rrugën për paraqitjen prej saj të kërkesës së kandidaturës në BE, por pas konfirmimit të përpjekjeve të Serbisë, për sa i përket realizimit të reformave, në raportet e Komisionit Europian. Arrestimi i Mlladiçit ose provat bindëse se Serbia po bën gjithçka që ka në dorë për ta kapur atë, do t‘i bënin më të lehta përpjekjet tona, me kusht që Gjykata e Hagës dhe Kryeprokurori i tij, Serzh Bramerc, ta konfirmojnë progresin e qenësishëm të Serbisë në këtë rrugë.
Qytetarët e Irlandës, më 2 tetor të këtij viti, do të marrin pjesë në referendumin e dytë për Traktatin e Lisbonës. Çfarë pasojash do të kishte për Serbinë një "po" potenciale e tyre ose një "jo" ndaj këtij dokumenti që synon të reformojë BE-në?
Rezultati i referendumit të Irlandës nuk duket se do të ketë ndonjë pasojë të rëndësishme te Serbia. Referendumi dhe hyrja potenciale në fuqi, që do të pasonte, e Traktatit të Lisbonës nuk do të reflektoheshin menjëherë te marrëveshjet dhe marrëdhëniet që ekzistojnë mes Bashkimit europian dhe Serbisë. Për shembull, dispozitat e politikës së zgjerimit që ndjek BE-ja, si ato që përcaktojnë se cili vend mund të paraqesë kërkesë për anëtarësim në BE, ose se cilat kritere duhet të përmbushë një shtet në procesin e afrimit me BE-në, në një masë të madhe, janë identike në Traktatet e Nicës e të Lisbonës dhe nuk i ndryshojnë angazhimet që kanë lidhje me Serbinë.
Kur pritet vendimi përfundimtar për heqjen e regjimit të vizave me vendet e zonës së "Shengen"-it për qytetarët e Serbisë dhe a ka në Këshillin e Europës konsensus për këtë çështje?
Shpresojmë që shtetet anëtare të Këshillit ta mbështesin propozimin e Komisionit Europian për heqjen e vizave për qytetarët e Serbisë, që do të konfirmonte se Serbia i ka përmbushur kushtet e përcaktuara për të. Pritet që Këshilli i Europës ta marrë vendimin përfundimtar në fund të këtij viti, pas konsultimit me Parlamentin Europian. Pas kësaj do të përcaktohet edhe data e saktë se kur do të hyjë në fuqi vendimi përfundimtar për heqjen e vizave.