E Diel, 1 Nëntor 2026

Sesioni i IKB-së, Sejdiu e Hyseni drejt Nju Jorkut

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, udhëtuan dje për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillojnë takime me kryetarë e përfaqësues shtetesh të ndryshme, që do të marrin pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju Jork. Gjatë kësaj vizite, delegacioni i Kosovës do të lobojë për njohjen e shtetit në takimet e shumta që pritet t‘i zhvillojë me delegacione nga shtetet, të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën. Bashkë me Presidentin Sejdiu, në Nju Jork, udhëtoi edhe Zonja e Parë e Kosovës, Nezafete Sejdiu, e cila do të qëndrojë për vizitë në Kombet e Bashkuara, me ftesë të Ban Son-Taek, bashkëshortja e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, dhe do të marrë pjesë në "Takimin e dytë qendror vjetor të Kombeve të Bashkuara për autizmin".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›