Moti, ndërpriten reshjet, ulen temperaturat
Atmosfera sjell përmirësim të motit për fundjavën. Por, ndërsa parashikohet ndërprerje e reshjeve për ditët që flasim dhe fillimin e javës së re, problem mbeten temperaturat, të cilat do të pësojnë ulje. Kjo do të bëjë, sidomos për zonat malore, të ketë vështirësi automobilistike për shkak të ngricave.Në mesin e javës së ardhshme do ndryshojnë tërësisht kushtet e motit. Vendi do të mbizotërohet nga rreshjet, ndërsa temperaturat parashikohet të pësojnë rritje të ndjeshme. Për fundjavën zbritja e temperaturave parashkohet të jetë 2-3 gradë.