Elbasan aksident i rende rrugor

Dy persona kanë humbur jetën në një aksdient të rëndë rrugor. Ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme u shënua në rrugën kombëtare Elbasan- Peqin, ku kamion me targa TE 644, me drejtues shtetasin Jasim Avdyli nga Tetova, u përplas me një autoveturë tip “Golf” me targa FRTG 809 me drejtues shtetasin Qemal Zhguni 55 vjeç, në mjetin e të cilit udhëtonte edhe shtetasi Bardhyl Lunguni.
Drejtuesi i autoveturës me targa të huaja dhe pasagjeri që udhëtonte me të kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjence ne spitalin e Elbasanit, ku kanë humbur jetën për shkak të plagëve të rënda.