E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Tiranes vendos burg pa afat per Aldo Hoxhen vrau Fatbardha Tafen

Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë burg pa afat për Aldo Hoxhën i cili akuzohet për vrasjen e Fatbardha Tafës gjatë përpjekjes për t’i vjedhur varësen që mbante në qafë. Sot u zhvillua seanca ndaj 20-vjeçarit ku Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Hoxhës, pasi pretendon se ka prova të forta për të provuar përfshirjen në krimin e ndodhur në zonën pranë ish-Fushës së Aviacionit ku Fatbardha Tafa mbeti viktimë e grabitësve, ndërsa e motra, Lumturi Gjana, mbeti e plagosur. Ndërkohë që gjatë kësaj seance, 20 vjeçari Hoxha, i akuzuari për këtë krim, ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij. Por organi i akuzës pretendon se ka në duar provën më të fortë shkencore: Përputhje në një masë të lartë të njollave të gjakut të gjendura në një kapelë që u sekuestrua në shtëpinë e Hoxhës me gjakun e viktimës Fatbardha Tafa. Fatbardha Hoxha bashkë me të motrën, Lumturi Gjana dhe dy fëmijët e tyre, ishin duke bërë një shëtitje me këmbë në një rrugë dytësore pranë ish-Fushës së Aviacionit, kur u sulmuan nga dy të rinj me motor, të cilët tentuan t’i grabisnin varësen e floririt. Për fat të keq Tafa ndërroi jetë nga goditja me thikë, ndërsa e motra, Lumturi Gjana mbeti e plagosur

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›