Mesimi do te nise ne te gjitha shkollat

Viti i ri shkollor do të nisë me të gjitha kushtet optimale për nxënësit e kryeqytetit. Deklarata ka ardhur nga Drejtori i Ndërmarrjes numër 3 në Tiranë, Alfons Muça, sipas të cilit ka nisur puna për rikonstruksionin e 96 objekteve shkollore dhe parashkollore.
Drejtori Muça bëri me dije se shkollat do të jenë të rikonstruktuara, të lyera, të kompletuara me banka e karrige, pa probleme hijeno-sanitare.
Tashmë puna më e madhe ka përfunduar. Në fokus të kësaj pune janë edhe shkollat më problematike që prej vitesh nuk plotësonin kushtet për një proces normal mësimor.
Në këtë mënyrë ato do të jenë gati të presin nxënësit për vitin e ri shkollor 2012-2013.