Turistet bllokuar ne Egjipt policia arreston pronaren e angjecise turistike

Është arrestuar pronarja e agjencisë turistike “Pasha Holiday”, Arselina Kërthoci e cila shpalli falimentimin e disa ditë më parë, duke braktisur në Egjipt rreth 200 turistë shqiptarë të cilët kishin paguar paketat turistike të ofruara prej këtij operatori turistik. Pas bllokimit në hotelët e përzgjedhur prej tyre, turistët shqiptarë arritën të gjenin zgjidhjen e kthimit në Shqipëri.
Kanë mbrritur në Tiranë në orët e vona të mbrëmjes së të hënës,182 turistët të cilët kishin mbetur në Sharm el Sheik pas shpalljes së falimentimit të agjencisë turistike “Pasha Holiday”. Sipas dëshmive të vetë atyre, pasagjerët kanë paguar vetë biletën e kthimit. Vetëm 9 prej tyre priten të kthehen ditën e martë për shkak se u plotësua numri që mund të mbajë avioni.
Turistët u bllokuan në një hotel në Sharm El Sheik, për shkak se agjencia nuk kishte paguar biletat e hotelit.
E gjithë kjo situatë e rëndë për turistët shqiptarë që kishin zgjedhur Egjiptin për të pushuar, erdhi si rezultat i mos pagesës së 5 mijë eurove nga agjencia turistike “Pasha Holiday”.