E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Mbrojtjes ne prag te rimarrjes se klubit te futbollit te Partizanit

Legjendat nuk e kanë zakon të vdesin pa tronditur botën, madje përderisa e kanë emrin legjenda nuk arrijnë kurrë që të vdesin.

Për ju tifozë të Partizani, tifozë që normalisht jeni me dhjetëra e qindra mijëra, duket se po vijnë disa ditë më të mira. Ministria e Mbrojtjes ka kërkuar në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) njohjen e saj si pronare e klubit të kuq dhe gjasat janë që institucioni i futbollit t’ia njohë ushtarakëve këtë të drejtë. Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani, u shpreh në linjë telefonike për “abc neës” se brenda FSHF-së do të merret një vendim i specializuar juridik dhe se kjo do të bëhet shumë shpejt. Ministria e Mbrojtjes kishte disa kohë që kishte dërguar kërkesën në Federatë, në të cilën sqaronte se shoqëria aksionere në emrin e së cilës ishte regjistruar Partizani, nuk ka bazën e duhur ligjore.

Ndërkaq, burime në Federatë, por edhe në vetë Ministrinë e Mbrojtjes, pohojnë se kërkesës i është bashkëngjitur një projet sportiv sipas të cilit parashikohet që të kuqtë të kenë kompleksin e duhur, me terrene dhe me gjithçka tjetër që i duhet një klubi futbolli. Sipas këtyre burimeve, Ministria do të mbështetet në mundësitë e saj të mëdha, pasi ushtria ka ende infrastrukturë të shumtë që mund të shndërrohet në dobi të sportit.
Si hap i mëtejshëm i këtij projekti është privatizmi i klubit të futbollit, i cili do të kthehet në një formë juridike të pranuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, por më së shumti të pranohet nga ana e FIFA-s dhe UEFA-s që nuk duan të ekzistojnë më tej klubet me pronësi shtetërore.

Burimet në Federatë bëjnë me dije se ky aksion për Partizanin është në kuadër të një veprimi të koordinuar institucional, në vijim të rëndësisë që iu vu sportit gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e fundit vendore në Shqipëri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›