E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pjanic transferohet në Romë

Nga Express më 31 gusht 2011 në ora 18:16

Miralem Pjanic është lojtar i ri i Romës. Mesfushori boshnjak i është bashkuar klubit italian zyrtarisht të mërkurën në mesditë, nga Olympique Lyon.

‘Giallorossët’ kanë shpenzuar 10 milionë euro për futbollistin ofanziv, i cili shfaqi paraqitje fantastike sezonet e fundit me klubin francez.

21-vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin nga kryeqyteti italian.

Pa dyshim, Pjanic është njëri prej përforcimeve më të mëdha të ekipit të Luis Enriques, gjatë kësaj vere.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›