Edhe Zarate në Inter

Nga Express më 31 gusht 2011 në ora 19:19
Mauro Zarate është larguar nga Lazio për t’iu bashkuar Interit.
Claudio Lotito dhe Massimo Moratti kanë arritur marrëveshje për transferimin e argjentinasit si huazim te Nerazzurrët, të cilët e kanë mundësinë e blerjes përfundimtare pas një viti.
Interi do t’i paguajë 2,7 milionë euro për huazimin e tij, ndërsa pas një viti, për ta blerë përfundimisht, duhet t’i paguajë 15,5 milionë euro.
Ndërkohë, klubi italian e zyrtarizoi edhe transferimin e Diego Forlanit nga Atletico Madridi.
Dyshja e sulmit kaloi në Inter, pas largimit të Samuel Eto’os.