Moto Gp, Stoner "pole" në Montmelo
Australiani i Dukatit, Keisi Stoner, do të niset i pari në Çmimin e Madh të Katalunjës, në cirkuitin e Montmelos. Kampioni në fuqi i Moto Gp ka regjistruar kohën më të shpejtë, për të parën herë në këtë sezon, duke e frenuar kronometrin në 1‘41"186. Pas tij janë pozicionuar dy pilotët e Hondas, Dani Pedroza me kohën 1‘41"286 dhe amerikani Niki Heiden me 1‘41"537. Në radhën e dytë të nisjes janë De Puniet, Eduards dhe Tosland. Vetëm i nënti Valentino Rosi, që ka regjistruar mbi 1.3 sekonda vonesë.