Ronaldinjo, Çelsi mbetet në garë
Çelsi dhe Milani vazhdojnë të jenë të interesuara për Ronaldinjon. Lajmi është bërë i ditur nga vëllai menaxher i yllit brazilian, Roberto de Asis. Mançester Siti cilësohej si kandidatja më e fortë për afrimin e mesfushorit. Interesimi i Çelsit për Ronaldinjon duket se është zbehur vetëm për shkak se drejtuesit e klubit janë vënë në kërkim të një trajneri të ri, por kjo nuk do të thotë se ata nuk janë më të interesuar. "Siti e kërkon, por edhe Çelsi e Milan nuk kanë hequr dorë", tha De Asis.