MotoGP, Stoner nuk do të dorëzohet
Mund të humbasë titullin, por Keisi Stoner nuk do ta lëshojë vendin e parë pa luftuar. Australiani i Dukatit ishte më i shpejti në fund të ditës së parë të provave të lira të MotoGP në Motegi. Në pistën japoneze Stoner mbylli me kohën 1'48"121. Pas tij, Dani Pedroza (Honda), i shkëputur me 73 të mijëtat dhe Valentino Rosi me thuajse katër të qindtat.
Në një asfalt të thatë, rezultati i është kthyer normalitetit. Stoner konfirmoi se është gjithënjë më i shpejti, pavarësisht dëmtimit në dorë. Duke shkaktuar pak habi, Pedroza i qëndroi pas Stonerit dhe në fund realizoi edhe kohën më të mirë. Spanjolli pak nga pak po mësohet me “Brixhstonin” (është motori i ri me valvula pneumatike) dhe mund të jetë një rival i ashpër në garën e së dielës.
Ndërsa Rosi duket se ka punuar pikërisht me sytë nga ccmimi i madh. Gjithmonë shumë i përqendruar për të rregulluar motorin për momentin më të rëndësishëm të fundjavës.
Rezultatet e provave të lira të së premtes
1. Stoner (Aus-Dukati) - 1'48"121, mesatarja 159,854 km/h2. Pedroza (Spa-Honda) + 0"0733. Rosi (Ita-Jamaha) + 0"3894. Doviciozo (Ita-Honda) + 0"6495. Kapirosi (Ita-Suzuki) + 0"6586. Guintoli (Fra-Dukati) + 0"6737. Heiden (USA-Honda) + 0"6798. Melandri (Ita-Dukati) + 0"8249. Elias (Spa-Dukati) + 0"85310. De Puniet (Fra-Honda) + 1"028