E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhafaj: Koalicionet, e vetmja alternativë

Komisioni i reformës mori sot në shqyrtim draftin për kapitullin e katërt të Kodit Zgjedhor që përfshin regjistrimin e subjektve elektorale. Pas përfundimit të takimit, bashkëkryetari i komisionit të reformës Fatmir Xhafaj u shpreh se “komisioni vendosi që të sanksionojë në kohë koalicionet e përbëra si e vetmja alternativë për partitë që s’do të dalin të vetme në zgjedhjet elektorale”.

Një nga pikat e ndryshuara pas shqyrtimit të sotëm ishte edhe se një parti politike që do të kërkojë të dalë në koalicion do të duhet të dorëzojë një listë shumëemërore kandidatësh. I rëndësishëm ishte përcaktimi se koalicionet e partive duhet të ishin kombëtare dhe jo rajonale.

Njëkohësisht, nga komisioni u vendos që të përfshihej si një detyrim për të gjitha forcat politike pasja në listat e tyre të 30% grave, ç’ka nënkupton se në 10 emrat e parë të listës, tri prej tyre do të jenë gra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›