E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet plagosin tre persona në Tiranë

Tre persona të tjerë kanë mbe
tur të plagosur nga aksidente të
ndryshme në kryeqytet/ Të gjitha
aksidentet kanë ndodhur paraditen
e së hënës në një hark të shkurtër
kohor, duke shkaktuar edhe
kaos në qarkullim. Burimet policore
bënë të ditur se në orën 07.20,
Skënder Laho, 64 vjeç, lindur në
Ersekë dhe banues në Tiranë, duke
drejtuar çiklomotorin tip "Lançin",
me targa TR 0B52, në bulevardin
"Dëshmorët e Kombit", afër Piramidës,
ka aksidentuar këmbësoren
Gurie Joti, 45 vjeçe. E dëmtuara
është dërguar në spital, ku pas
mjekimit është larguar për në
banesë, ndërkohë që i dëmtuar ka
mbetur edhe drejtuesi i motoçikletës,
i cili ndodhet në spital,
jashtë rrezikut për jetën. Pa kaluar
as 20 minuta, pikërisht në orën
07.30, një tjetër person, duke drejtuar
një mjet tip "Benz", në bulevardin
"Bajram Curri", afër karburant
"Kastrati", ka aksidentuar
këmbësoren Vjoleta K., 50 vjeçe, e
cila është dërguar në spital, ku
ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Por, sikur mos të kishin mjaftuar dy
aksidente për ditën e hënë në orën
11.00 ka ardhur edhe një aksident
tjetër. Burimet policore bënë të ditur
se Altin Heri, 32 vjeç, lindur dhe
banues në Durrës, duke drejtuar
mjetin tip "Benz", me targa DR
0656 D, në superstradën Tiranë-
Vorë", afër karburant "Exen", ka aksidentuar
këmbësorin Petrit Merja,
20 vjeç, banues në Tiranë, i cili
është dërguar në spital. Sipas policisë,
edhe ky person ndodhet jashtë
rrezikut për jetën. Uniformat
blu shpjeguan se për të tre rastet u
kryen veprimet procedurale dhe
materialet do t‘i kalojnë prokurorisë
për veprën penale të "shkeljes
së rregullave të qarkullimit rrugor".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›