Aksidentohen rëndë oficerët e Antidrogës
Pesë oficerë policie kanë
mbetur të plagosur rëndë
nga një aksident në Kërrabë,
kur dy mjete janë përplasur
njëri me tjetrin. Në të dyja makinat
mendohet se kanë qenë duke
udhëtuar punonjës policie dhe në
vendin e quajtur "Ara e Sollakut"
ato janë përplasur rëndë, duke
shkaktuar plagosjen e pesë uniformave
blu. Burimet zyrtare bënë të
ditur se aksidenti është regjistruar
rreth orës 13:10 dhe për tri orë
ka bllokuar plotësisht trafikun. Sipas
policisë, të plagosurit janë dërguar
në spitalin e Elbasanit,
ndërkohë që një prej tyre është
dërguar në Spitalin Ushtarak.
Burimet policore njoftuan
gjithashtu se dy automjete, në të
cilat udhëtonin kreu i qarkullimit
rrugor në Drejtorinë e Policisë së
Elbasanit dhe katër oficerë police
të antidrogës së kryeqytetit, janë
përplasur rreth 23 kilometra larg
qyteti të Elbasanit, te vendi i quajtur
"Ara e Sollakut". Sipas burimeve
nga vendi i ngjarjes, automjeti
i tipit "Fuoristradë" me targa
TR 4005 M, që vinte nga kryeqyteti
dhe që drejtohej nga Koço Simaku
, aktualisht shef i qarkullimit
rrugor në Qarkun e Elbasanit dhe
ish zv/drejtor i Drejtorisë së
Qarkullimit Rrugor në Policinë e
Shtetit, është përplasur me një
mjet të tipit "BMW" me targa të
huaja Al 169 DW, në të cilin udhëtonin
drejt Tiranës katër oficerë të
sektorit të antidrogës.
Të njëjtat burime konfirmojnë
se janë plagosur rëndë Edmond
Hala, 39 vjeç, Bledar Rreshka, 30
vjeç, Arben Nimani, 30 vjeç dhe
Sokol Myrto, 35 vjeç, të katërt ekspertë
të antidrogës. Ndërkohë,
është mësuar se edhe vetë Simaku
është plagosur rëndë, por
jashtë rrezikut për jetën. Në
vendngjarje kanë shkuar me dhjetëra
makina policie dhe ambulanca
dhe është punuar me mjete
rrethanore për të nxjerrë personat
e lënduar nga makina ku udhëtonin
punonjësit e antidrogës.
Ndërkohë, për afro tri orë rresht
është ndërprerë lëvizja e mjeteve
në të dy kahet e rrugës, duke krijuar
kështu një autokolonë të
gjatë prej afro pesë kilometrash.
Mësohet se me shumë vështirësi
është nxjerrë prej makinës së përplasur
Edmond Hala, duke u përdorur
të gjitha mjetet e prerjes për
të nxjerrë trupin e tij gati të shtypur
nga brenda. Në vendin e ngjarjes
ka ardhur edhe një helikopter
në ndihmë, por ka qenë e pamundur
ulja e tij për shkak të terrenit
tepër të vështirë.
Kësisoj, të pesë të plagosurit
janë dërguar fillimisht në spitalin
e Elbasanit ku kanë marrë ndihmën
e parë e më pas janë nisur
drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës
me helikopter. Grupi hetimor, i
ngritur në vendngjarje ka vënë në
dukje se aksidenti ka ndodhur
rreth orës 13:10, kur oficerët e antidrogës
po ktheheshin nga një
udhëtim për çështje pune. Sipas
policisë, personi i plagosur më
rëndë ka qenë Sokol Myrto, i cili
gjendet në rrezikshmëri të lartë
për jetën dhe është dërguar
urgjentisht në Spitalin Ushtarak.
Nga ana tjetër, grupi hetimor ka
nisur punës për sqarimin e rrethanave
të këtij aksidenti fatkeq, ku
mendohet se shpejtësia dhe terreni
i lagësht kanë sjellë edhe përplasjen.
Megjithatë, në vendin e
ngjarjes janë bërë gjithë matjet
dhe janë mbledhur gjithë provat
e mundshme, me qëllim nxjerrjen
në pah të shkaqeve të aksidentit
të rëndë. Sipas policisë, ky aksident
ka mobilizuar edhe drejtuesit
e policisë së Tiranës, të cilët kanë
shkuar në vendin e ngjarjes dhe
janë treguar të gatshëm për të ofruar
ndihmën e tyre ndaj kolegëve
të plagosur.
mbetur të plagosur rëndë
nga një aksident në Kërrabë,
kur dy mjete janë përplasur
njëri me tjetrin. Në të dyja makinat
mendohet se kanë qenë duke
udhëtuar punonjës policie dhe në
vendin e quajtur "Ara e Sollakut"
ato janë përplasur rëndë, duke
shkaktuar plagosjen e pesë uniformave
blu. Burimet zyrtare bënë të
ditur se aksidenti është regjistruar
rreth orës 13:10 dhe për tri orë
ka bllokuar plotësisht trafikun. Sipas
policisë, të plagosurit janë dërguar
në spitalin e Elbasanit,
ndërkohë që një prej tyre është
dërguar në Spitalin Ushtarak.
Burimet policore njoftuan
gjithashtu se dy automjete, në të
cilat udhëtonin kreu i qarkullimit
rrugor në Drejtorinë e Policisë së
Elbasanit dhe katër oficerë police
të antidrogës së kryeqytetit, janë
përplasur rreth 23 kilometra larg
qyteti të Elbasanit, te vendi i quajtur
"Ara e Sollakut". Sipas burimeve
nga vendi i ngjarjes, automjeti
i tipit "Fuoristradë" me targa
TR 4005 M, që vinte nga kryeqyteti
dhe që drejtohej nga Koço Simaku
, aktualisht shef i qarkullimit
rrugor në Qarkun e Elbasanit dhe
ish zv/drejtor i Drejtorisë së
Qarkullimit Rrugor në Policinë e
Shtetit, është përplasur me një
mjet të tipit "BMW" me targa të
huaja Al 169 DW, në të cilin udhëtonin
drejt Tiranës katër oficerë të
sektorit të antidrogës.
Të njëjtat burime konfirmojnë
se janë plagosur rëndë Edmond
Hala, 39 vjeç, Bledar Rreshka, 30
vjeç, Arben Nimani, 30 vjeç dhe
Sokol Myrto, 35 vjeç, të katërt ekspertë
të antidrogës. Ndërkohë,
është mësuar se edhe vetë Simaku
është plagosur rëndë, por
jashtë rrezikut për jetën. Në
vendngjarje kanë shkuar me dhjetëra
makina policie dhe ambulanca
dhe është punuar me mjete
rrethanore për të nxjerrë personat
e lënduar nga makina ku udhëtonin
punonjësit e antidrogës.
Ndërkohë, për afro tri orë rresht
është ndërprerë lëvizja e mjeteve
në të dy kahet e rrugës, duke krijuar
kështu një autokolonë të
gjatë prej afro pesë kilometrash.
Mësohet se me shumë vështirësi
është nxjerrë prej makinës së përplasur
Edmond Hala, duke u përdorur
të gjitha mjetet e prerjes për
të nxjerrë trupin e tij gati të shtypur
nga brenda. Në vendin e ngjarjes
ka ardhur edhe një helikopter
në ndihmë, por ka qenë e pamundur
ulja e tij për shkak të terrenit
tepër të vështirë.
Kësisoj, të pesë të plagosurit
janë dërguar fillimisht në spitalin
e Elbasanit ku kanë marrë ndihmën
e parë e më pas janë nisur
drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës
me helikopter. Grupi hetimor, i
ngritur në vendngjarje ka vënë në
dukje se aksidenti ka ndodhur
rreth orës 13:10, kur oficerët e antidrogës
po ktheheshin nga një
udhëtim për çështje pune. Sipas
policisë, personi i plagosur më
rëndë ka qenë Sokol Myrto, i cili
gjendet në rrezikshmëri të lartë
për jetën dhe është dërguar
urgjentisht në Spitalin Ushtarak.
Nga ana tjetër, grupi hetimor ka
nisur punës për sqarimin e rrethanave
të këtij aksidenti fatkeq, ku
mendohet se shpejtësia dhe terreni
i lagësht kanë sjellë edhe përplasjen.
Megjithatë, në vendin e
ngjarjes janë bërë gjithë matjet
dhe janë mbledhur gjithë provat
e mundshme, me qëllim nxjerrjen
në pah të shkaqeve të aksidentit
të rëndë. Sipas policisë, ky aksident
ka mobilizuar edhe drejtuesit
e policisë së Tiranës, të cilët kanë
shkuar në vendin e ngjarjes dhe
janë treguar të gatshëm për të ofruar
ndihmën e tyre ndaj kolegëve
të plagosur.