Motorola, prezantim sistemit të komunikimit për forcat e sigurisë
Prezantimi i sistemeve dhe teknologjisë më të avancuar të komunikimit, ishte dje në fokus të seminarit që u organizua nga kompania e telekomunikacionit, “Motorola”. Në seminar u prezantua informacioni më i fundit lidhur me teknologjinë e re të sjellë në Shqipëri nga “Motorola Israel Ltd”, ku në fokus mbetet arritja e një marrëveshjeje bashkëpunimi me qeverinë shqiptare për rritjen e kapaciteteve komunikuese dhe informuese, sidomos për ato dikastere ku komunikimi i lëvizshëm (mobil) është i domosdoshëm, siç janë Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Telekomunikacionit, Drejtoria e Emergjencave, Policia e Shtetit, etj. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë disa nga përfaqësuesit më të lartë të qeverisë shqiptare dhe do të prezantohen sistemet dhe teknologjia e saj më e avancuar të komunikimit, të cilat shihen si tepër të përshtatshme edhe për nevojat operacionale që ka aktualisht qeveria shqiptare dhe agjencitë e saj. Kompania “Motorola Israel Ltd” është lider në fushën e komunikacionit global, e nxitur nga pasioni për inovacione dhe nga një angazhim i pandërprerë për të avancuar mënyrën e lidhjeve në botë.
17 Mars 2010