E Shtunë, 31 Tetor 2026

Motra e Ermalit: Dashuria me Françeskën, e vërtetë

TIRANE- Ajo është disa vite më e vogël se Ermali dhe gjithsesi merr përsipër të gjykojë atë çfarë sheh nga ekrani në lidhjen e Ermal Merdanit me vajzën nga Vlora, Françeska. Por komenteve të ndryshme të bëra mbi çiftin, ndërsa thuhet se Françeska i është afruar Ermalit thjesht për të fituar pikë në lojë, Tea Merdani u jep përgjigje sipas këndvështrimit të saj, disa diskutimeve të ngritura mes banorëve në lojë, dhe mes fansash në lidhje me sinqeritetin mes çiftit. Pasi ka pohuar se nuk është në dijeni të ndonjë lidhjeje serioze që Ermali mund të ketë lënë jashtë shtëpisë, ajo flet për lidhjen e re që ka krijuar vëllai i saj në “BB 5” dhe që është komentuar mjaft së pari nëse është një lidhje reale që do të vazhdojë jashtë lojës; Së dyti thjesht një kompromis mes Ermalit dhe Françeskës, që ata të mund të ndihmojnë njëri-tjetrin për lojën. 

Thuhet se Françeska po bën veç lojë me Ermalin dhe se nuk ndien për të. Ti si e sheh lidhjen mes tyre?
Nuk mendoj se Françeska po bën lojë në lidhjen që ka krijuar me vëllain tim. Madje, mund të them se tashmë duket qartë që ata të dy pëlqehen, dhe bëhet fjalë për pëlqim reciprok nga të dy. Këtë fakt s’kam si ta vë në dyshim.
Të pëlqen Françeska si vajzë për të qenë e dashura e vëllait tënd, dhe a është ajo tipi që do dëshiroje për Ermalin?
Mua më pëlqen tani t’i flas me përkëdheli Françi, dhe mund të them se, me aq sa e kam parë kohët e fundit, më duket vajzë inteligjente, gjë që ajo e ka nxjerrë në pah edhe vetë gjatë lojës e komunikimit me banorët. Ndonëse është ende adoleshente, për moshën që ka, ajo po shfaqet më e pjekur sesa moshataret e saj.
Përveç se e dashura e Ermalit, do kishe dëshirë ta kishe mike Françeskën kur ajo të dalë nga shtëpia?
Po patjetër më pëlqen, dhe do doja pse jo ta kisha një mikeshë të mirë.
Ke dëgjuar për ish-të dashurin e saj në burg dhe a të shqetëson ky fakt?
Sa për ish-in e saj është diçka që i përket asaj dhe unë nuk kam ndonjë koment për këtë gjë. Mendoj që çdo gjë do të qartësohet kur Ermali dhe Françeska të dalin nga loja.
Si e parashikon vazhdimësinë e lidhjes së tyre, mendon se do vazhdojnë pas daljes nga BB?
Se si do të shkojë dhe se sa mund të zgjasë lidhja e tyre jashtë shtëpisë së “Big Brother” atë unë s’e di dhe, të them të drejtën, nuk e parashikoj dot.
(m.a/Panorama Plus/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›