Koreano-jugori, Jong Kim zgjidhet kreu i ri i BB-së
WASHINGTON – Banka Botërore zgjodhi kreun e saj të ri, amerikanin me origjinë koreano-jugore, Xhim Jong Kim.
Ky i fundit mori mbështetjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara Barak Obama pak javë më parë, ndërsa zëvendëson në ketë detyrë të rëndësishme Robert Zoelick.
Presidenti i ri i Bankës Botërore është mjek me profesion dhe ka punuar më parë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Që nga viti 1944, këtë institucion e ka udhëhequr vazhdimisht një amerikan. Por me fuqizimin e vazhdueshëm të ekonomive në zhvillim, një numër më i madh vendesh synonin të kishin ndikim në mënyrën se si zhvillon biznesin e saj Banka Botërore.
(er.nu/news24/BalkanWeb)